- Forschungsprojekt
Storylink Kapërcimi i boshllëqeve të njohurive midis kulturave përmes shkrimit krijues biografik
Në këtë projekt, të moshuarit Zvicerianë dhe Shqiptarë ndajnë histori personale rreth kujdesit dhe mbështetjes që pranojnë. Së bashku me hulumtues shkencor dhe qytetarë tjerë, ata bashkë-krijojnë një libër me ato histori, me qëllim të nxitjes së dialogut ndërkulturor.
Steckbrief
- Institut(e) Institut für partizipative Gesundheitsversorgung
- Förderorganisation Schweizerischer Nationalfonds (SNF) - Agora Call
- Laufzeit (geplant) 01.10.2024 - 30.11.2026
- Projektleitung Prof. Dr. Heidi Kaspar
-
Projektmitarbeitende
Shkumbin Gashi
Franziska Eigenmann
Hava Kurti - Schlüsselwörter Kultureller Dialog, Altern, Care, biografisches Schreiben, Storytelling, interkulturelle Kommunikation
Sfondi
Storylink është vazhdimësi e projektit paraprak CareComLabs/komunitetet e kujdesit dhe bazohet në gjetjet që tregojnë se aktivitetet e projektit dhe qëllimeve të tij kishin shtrirje të limituar te popullata me kombësi të huaj në Zvicer. Një ndër arsyjet për këtë është edhe se këto kombësi dhe ajo vendase, përkundër që ndajnë të njejten hapsirë gjeografike, kanë mungesë të njohurive për njëra tjetren, e si rrjedhojë edhe mungesë ndërveprimi produktiv.
Projekti paraprak CareComLabs hulumtoi se si aktorë të ndryshëm, individë a organizata të katër komuniteteve lokale në rajonet gjermanishtfolëse të Zvicrës mund të mbështesin të moshuarit e tyre duke ndarë përgjegjësinë e kujdesit në mes vete. Storylink ka për detyrë që ta zbusë këtë mungesë ndëverprimi në mes të qytetarëve zviceranë dhe banorëve me prejardhje migrimi, konkretisht shqiptarët. Anash kësaj, Storylink ndërlidhet me projektin paraprak edhe sa i përket qasjes metodologjike e që është të hulumtuarit bazuar në pjesëmarrje. I gjithë procesi është participativ, ku pjesë e ekipit shkencor janë hulumtues akademik e qytetarë, duke planifikuar e realizuar aktivitetet sipas parimit të shpërndarjes së përgjegjësisë së barabartë.
Vizioni
Vizioni i projektit është që mundësoj një dialog në mes të individëve me kombësi Zviceriane dhe Shqipëtare përmes mbledhjes së historive personale të kujdesit dhe mbështetjes te popullatave të moshuara të të dy grupeve sociale dhe pastaj përmbledhjes së tyre në një libër kreativo-biografik.
Procedurë
Projekti zgjatë dy vite dhe zhvillohet në tri faza:
Faza I: Dokumentimi i përvojave të kujdesit dhe mbështetjes
- Mbledhja e përvojave personale të plakjes dhe kujdesit përmes intervistave narrative te 10 persona të kombësisë Zviceriane dhe 10 tjerë të asaj Shqiptare
- Analizimi i përvojave përmes punëtorive ku së bashku me qytetarë të të dy grupeve sociale do të analizohen 20 intervistat narrative. Pastaj bazuar në këtë analizë do i japim formën një libri kreativo-biografik, poashtu përmes një procesi participativ, ku drejtimi dhe përmbajtja e librit do vendoset së bashku me pjesëmarrës të këtyre punëtorive. Libri do marrë formë bilinguale në gjuhët Shqipe dhe Gjermane, përmes një përkthimi profesional dhe do bëhet gati për të qenë një mjet që mundëson dialogun në mes të grupeve të targetuara.
Faza II: Dialogu ndërkulturor bazuar në librin kreativo-biografik
- Organizimi dhe zhvillimi i forumeve ndërkulturore leximi dhe diskutimi për të diskutuar librin dygjuhësh me një audiencë më të gjerë me pjesëmarrës gjerman dhe shqip folës.
- Vendet e mundshme përfshijnë bibliotekat publike, kafenetë, qendrat komunitare, shtëpitë e të moshuarve, praktikat e mjekëve të përgjithshëm ose zonat e pritjes në spital.
Faza III: Krijimi i një manuali dhe shpërndarja e produkteve të projektit te grupe të interesit
- Dokumentimi i procedurës së mbledhjes së të dhënave, analizimit të tyre dhe krijimit të librit, të forumeve të diskutimit, komunikimit në mes të anëtarëve të projektit dhe bashkëpunëtorëve tjerë, etj.
- Përmbledhja e gjithë këtyre aspekteve në një manual që lejon që metoda e shkrimit kreativo-biografik të adaptohet edhe nga grupe tjera shoqërore.
- Shpërndarja e librit dhe manualit te grupe e individë të interesuar brenda territorit të Zvicres.
Rezultatet e pritura
Storylink ka tre rezultate/produkte të pritshme dhe të matshme:
- Një libër dygjuhësh (gjermanisht dhe shqip) që dokumenton përvojat e kujdesit dhe mbështetjes të personave të moshuar shqiptarë dhe zviceranë.
- Pesë forume ndërkulturore leximi dhe diskutimi të mbajtura në pesë komuna të ndryshme, duke bashkuar publikun dhe aktorë të ndryshëm Shqiptarë dhe Zvicerian dhe profesionistë të shëndetit.
- Një manual udhëzues që përshkruan metodologjinë e të shkruarit kreativo-biografik si një mjet për nxitjen e dialogut në mes të grupeve të ndryshme sociale.
E ardhmja e projektit
Arti dhe të shkruarit kreativ shihen si forma alternative të prodhimit të informacionit, krahasuar me hulumtimet dhe raportet shkencore të cilat bazohen në nje zhargon teknik e shpesh kompleks. Të shkruarit kreativ ka potencial të komunikoj me një gjuhë më të përafërt, me një zë më empatik dhe me potencial të arrij te më shumë aktorë në të njejten kohë. Si rrjedhojë, kjo formë e prodhimit të informacionit dhe komunikimit me publikun është duke u rritur në popullaritet dhe përdorim. Kjo vërehet në mjekësinë narrative, e cila përdor dokumentimin e rrëfimeve të pacienteve, për të mbështetur procesin e shërimit, ose në fushen e hulumtimeve shkencore, si p.sh në serinë e “trillimeve shkencore”, përmes së cilës informacione për grupe të margjinalizuara prezantohen në forma letrare. Ne i bashkangjitemi këtij trendi duke përdorë të shkruarit kreativo-biografik për të dokumentuar historitë e kujdesit te grupe të targetuara, si dhe duke ofruar udhëzime praktike përmes manualit që do mundësoj adaptimin e të shkruarit kreativo-biografik në popullata tjera. Kjo gjë e bën ndikimin e projektit të qëndrueshëm edhe pas përfundimit të tij.
Publikimet
-
Tryeza e parë për prezantimin e projektit STORYLINK është mbajtur më 9 dhjetor në Ambasadën e Republikës së Kosovës, në Bernë
Projekti zhvillohet si pjesë punës së Universitetit të Shkencave të Aplikuara, të Bernës gjegjësisht Departamentit të Shëndetit. Në intervistën që Albinfo.ch ka zhvilluar me z. Gashi, ai flet për motivet që e kanë shtyrë atë dhe grupin realizues për të zhvilluar këtë projekt me rëndësi dhe për fazën në të cilën ndodhet.
-
Intervistë me Shkumbin Gashi, punonjës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bernit në Zvicër, për projektin STORYLINK, që ka për fokus kujdesin ndaj moshave të shtyera. Shkumbini foli për projektin, objektivat, metodologjinë si dhe efektet potenciale afatgjata.